“Jemi popull i shthurur”, Mit’hat Havari flet me shifra: 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin

“Jemi popull i shthurur”, Mit’hat Havari flet me shifra: 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka kritikuar ministren e Brendshme për shifrat e publikuara prej saj, lidhur me ngjarjet kriminale në vend. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Havari tha se ministrja e Brendshme duhet të jetë korrekte me punën e saj. Havari gjithashtu tha se shqiptarët si popull janë të shthurur dhe nuk e duan rregullin. Sipas tij, 8 nga 10 shqiptarë nuk e duan ligjin. Ai shtoi se duke mos respektuar ligjet e shtetit, rruga për në BE bëhet më e vështirë. “Unë i them ministers së Brendshme, që nëse do ta mbyllë me dinjitet atë punë, ta thërrasë atë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe t’i kërkojë t’i...