Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa
Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” solli mbrëmjen e djeshme historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje. Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister. Kjo është historia...