Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KQZ ‘ndëshkon’ partitë/ 91 gjoba për shkelje financiare, në listë edhe forcat e mëdha
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin mbi auditimin e financave të partive politike për vitin kalendarik 2024, duke vendosur një sërë masash administrative ndaj subjekteve që kanë shkelur ligjin “Për Partitë Politike”. Në total, KQZ ka vendosur 91 sanksione administrative me gjobë prej 50 mijë lekësh secila, për shkak të parregullsive të konstatuara në raportet financiare vjetore të dorëzuara nga partitë politike Në zbatim të nenit 23/4, pika 1, të Ligjit “Për Partitë Politike”, u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për: 1. Partia Demokratike e Shqipërisë; 2. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë; 3. Partia Mendimi i Djathtë Liberal; 4. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare; 5. Partia Komuniste e Shqipërisë; 6. Partia Demokracia Sociale. Në zbatim të nenit 23/4, pika 1, të Ligjit...