Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro ryshfet për zhbllokimin e motorit
Një qytetar nga Elbasani denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan abuzimin me detyrën nga shefi i trafikut në komisariatin e policisë Elbasan. Sipas qytetarit, motori i tij ishte bllokuar për 25 ditë dhe ishte “në verifikim”, edhe pse të gjitha dokumentet ishin në rregull. Oficeri i policisë: Ti je ai i motorit? Qytetari: Po! Oficeri i policisë: Hajde këtu! Hë shoku! Qytetari: Të takoja pak atë Besin, mos na jepte motorin! Oficeri i policisë: Hë, ça ka motori? Qytetari: Hera e tretë, hë vëlla, se është turp o vëlla, pa pikë lidhje. Më kapi një ditë nga kaska. Do të verifikohesh, tha. Oficeri i policisë: Po pse s’e verifikoi? Qytetari: Është verifikuar motori, o vëlla. Oficeri i policisë: Është motor që të merr më qafë ai. Qytetari: Është turp o vëlla për Zotin se...