Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasja në bashki, banorët e Çërravës vijojnë protestën për lirimin e Muçllarit
Banorët e fshatit Çërravë kanë vijuar protestën edhe këtë të martë në qendër të fshatit. Shkak është bërë arrestimi i 27-vjeçarit Kevi Mucllari, pas një debati që ka pasur një ditë më parë me këshilltarin e PD, Engjëll Shyti, me të cilin u konfrontua edhe fizikisht. Banorët kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit, pasi sipas tyre ai është provokuar nga këshilltari i PD brenda ambienteve të këshillit bashkiak. Ditën e hënë, në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit, 20 këshilltarë kanë votuar projektvendimin për dhënien me qira të një sipërfaqe prej 35 hektarësh tokë, ndërkohë që 35 hektarë të tjera i kanë lënë kullotë për banorët e fshatit Çërravë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga një përfaqësi e fshatit, ku ka qenë i pranishëm edhe 27-vjeçari...