Atentati në Rinas, Berisha: A ka gisht narkopolicia në ekzekutimin e krahut të djathtë të Milit të partisë

Atentati në Rinas, Berisha: A ka gisht narkopolicia në ekzekutimin e krahut të djathtë të Milit të partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme në Rinas. Me një shënim në rrjetet sociale, kryedemokrati Berisha shkruan se, ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit. Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha: A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit? Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzekutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit. Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferi i drejtorit të këtij shërbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë. Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund...