Kina heq dy aplikacione të njohura për takime gay nga dyqanet e Apple dhe Android

Kina heq dy aplikacione të njohura për takime gay nga dyqanet e Apple dhe Android

Dy nga aplikacionet më të njohura të takimeve për persona gej në Kinë janë zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve në vend, duke rritur frikën për një goditje të mëtejshme ndaj komuniteteve LGBT. Që nga e marta, Blued dhe Finka nuk ishin të disponueshëm në dyqanin e aplikacioneve të Apple dhe në disa platforma Android. Përdoruesit që i kishin shkarkuar tashmë aplikacionet, duket se ende mund t'i përdorin ato. Të dy aplikacionet ishin ende të disponueshme për shkarkim nga faqet e tyre zyrtare të internetit. Aplikacionet nuk kanë publikuar deklarata publike, në lidhje me heqjet. Në një deklaratë për Wired, Apple tha: “Ne ndjekim ligjet në vendet ku operojmë. Bazuar në një urdhër nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, ne i kemi hequr këto dy aplikacione...