Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Inflacioni në Kosovë, çmimet e konsumit rriten mesatarisht 5.1%
Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit në një mesatare prej 5.1% në tetor 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Inflacioni mujor arriti në 0.6% në tetor 2025. Rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave të fundit çmimet e konsumit janë rritur për 5,1 për qind në tetor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë, inflacioni mujor ka qenë 0,6 për qind, duke treguar se valët e shtrenjtimit po vazhdojnë edhe në prag të dimrit. Rritja e çmimeve përfshin pothuajse të gjitha grupet e konsumit. “Rritja e çmimeve u ndikua kryesisht nga disa kategori të konsumit: pushimet e organizuara (23.7%), biletat e fluturimeve (21%), energjia elektrike (20.3%), pemët (15.3%), kafe,...