I prangosur dhe i djegur në makinë, vrasja e shqiptarit në Greqi mbetet mister…Si u vra i riu pa të kaluar kriminale?

I prangosur dhe i djegur në makinë, vrasja e shqiptarit në Greqi mbetet mister…Si u vra i riu pa të kaluar kriminale?

Sulo Halili-vendngjarje GREQI- Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar, Sulo Astrit Halili, në Greqi mbetet një mister për policinë greke. Ndërtuesi shqiptar nga Tepelena, u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, vetëm pak ditë më parë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.  Kanë qenë rezultatet e ADN-së që zbuluan se viktima është 27-vjeçari shqiptar i zhdukur nga Halkida. Ky i fundit, rezultote i zhdukur që prej datës 4 nëntor, tre ditë para se një bari i zonës të njoftonte për makinën e djegur dhe brenda saj të gjendej i riu nga fshati Beçisht.   Sipas autoriteteve, Halili është një banor i Halkidës, i martuar dhe pa fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 4 nëntori. Para zhdukjes ai...