Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas: Autorët qëlluan 50 plumba drejt “Benzit”

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas: Autorët qëlluan 50 plumba drejt “Benzit”

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i rëndë i ndodhur pasditen e sotme pranë Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas burimeve policore, autorët lëviznin me një automjet Toyota Yaris Hybrid, nga i cili hapën zjarr ndaj makinës Benz, pak para se të mbërrinin në rrethrrotullimin e Rinasit. Raportohet se autorët kanë qëlluar rreth 50 plumba në drejtim të automjetit ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri. Si pasojë e breshërisë së plumbave, makina e Danit humbi kontrollin dhe doli në krahun e kundërt të rrugës. Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve të sigurisë, pas disa sekondash një person i maskuar, me armë zjarri në dorë, ka zbritur nga Toyota, i është...