Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen. Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një...