Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Alex” i gjen drogën shqiptarit! Dëbohet menjëherë në Tiranë
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe më pas dëbuar për në Shqipëri, pasi gjatë kontrollit rutinë të forcave të Guardia di Finanza u kap me drogë. Mediat italiane raportojnë se gjatë një aksioni në Pesaro dhe Urbino, policia pa fillimisht një italian që sapo kishte lënë drogë, dhe pak më tej një makinë me të cilën lëvizte shqiptari. Në momentin e parë të ndalimit ai u duk mjaft i tensionuar. Në kontrollin e parë nuk u gjet gjë, por pas futjes në aksion të “Alex”, qenit antidrogë, u zbulua 9 pako me drogë të fshehura në sediljen e parë me peshë 11.3 gramë, si dhe 830 euro. Shqiptari kishte precedentë të mëparshëm në shpërndarjen e drogës në vendin fqinj dhe ky ishte arrestimi...