Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Abuzime me fondet e IPARD në Maqedoninë e Veriut, vihen në pranga 5 persona për ryshfet
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend. Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh me qëllim miratimin e një subvencioni nga për një ndërmarrje bujqësore në pronësi të këtij të fundit. Financimi vjen nga fondet e programit IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, i cili mbështet veprimet për zhvillimin rural në vendet kandidate. Kreu i Agjencisë u arrestua në flagrancë teksa merrte 400 euro si paradhënie të shumës totale. Katër persona të tjerë janë arrestuar në të njëjtin rast. Të...