Pas vizitës në Tiranë, kryebashkiaku i New York-ut organizon event sekret me përfaqësues shqiptarë, ja çfarë ndodhi

Pas vizitës në Tiranë, kryebashkiaku i New York-ut organizon event sekret me përfaqësues shqiptarë, ja çfarë ndodhi

Në një veprim që ka ngjallur reagime dhe diskutime, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbajtur së fundmi një pritje private në rezidencën zyrtare Gracie Mansion, ku ka pritur përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Nju Jork. Pritja, e cila nuk ishte përfshirë në orarin publik të kryebashkiakut, shihet si një shenjë e forcimit të marrëdhënieve të tij me Shqipërinë, ndërsa mandati i Adams si kryebashkiak po i afrohet fundit, shkruajnë mediat amerikane. Aktivisti dhe politikani shqiptar-amerikan Marko Kepi, i cili ka kandiduar për poste shtetërore dhe lokale në Nju Jork, publikoi foto nga eventi në Instagram, duke thënë për Gothamist se pritja mbahet çdo vit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor. Sipas Gothamist,...