Atentanti mafioz në Rinas/ Reagon Topalli: Vrasje që shënojnë kufirin midis Republikës dhe narkoshtetit

Atentanti mafioz në Rinas/ Reagon Topalli: Vrasje që shënojnë kufirin midis Republikës dhe narkoshtetit

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Rinas, ku si pasojë e një atentati mafioz u ekzekutua një person, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se atentate të tilla, shënojnë kufirin mes Republikës dhe narkoshtetit. Topalli risjell në vëmendje edhe deklaratën e Ministres së Brendshme, se: “Shqipëria është më e sigurt se kurrë”, duke shtuar se: “Ky kontrast i frikshëm — mes propagandës dhe realitetit — është fotografia më e saktë e shtetit që po shembet, por pa u rrëzuar ende”. ‘Sot, Shqipëria nuk është më republikë ligjore. Është një territor i krimit të organizuar, i veshur me retorikë qeveritare dhe me uniforma që nuk...