Apeli vulos dënimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, rrëzohet kërkesa për pafajësi

Apeli vulos dënimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, rrëzohet kërkesa për pafajësi

ApeliGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi të vendimarrjes së Shkallës së Parë të këtij juridiksioni, për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij, të akuzuar se lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij. Vendimi u mor nga trupi gjykues I Apelit të Posaçëm i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë Florian Kalaja e Saida Dollani. Kapri u dënua më 27 shkurt për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim me 1 vit e 6 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit...