Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Berat Gjimshiti bëhet me trajner të ri në Itali, shkarkohet Juriç pas humbjes me Sasuolon
Atalanta nuk po gjen më qetësi pas largimit të Gasperinit. Ekipi nga Bergamo po has shumë vështirësi në rezultate teksa në kohët e fundit është duke vuajtur për fitoren në Serinë A. Një humbje tërësisht e befasishme ndaj Sasuolos në shtëpi, 0-3, bëri që trajneri Juric të shkarkohej menjëherë. Në 8 ndeshjet e fundit, Atalanta numëron vetëm një fitore, në Champions League kundër Marsejës. Ndërkohë situata në kampionat është shumë e keqe pasi Atalanta ndodhet në vendin e 13. Tani Berat Gjimshiti bëhet me trajner të ri pasi do të jetë Raffaele Palladino i ulur në stolin e skuadrës. /Sport Ekspres/