Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari

Pas më shumë se shtatë muajsh nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë, autori i dyshuar i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula do të dalë nesër para drejtësisë italiane. Në Seksionin e Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës do të nisë gjyqi ndaj Mark Antony Samson, 23-vjeçarit me origjinë filipinase, i cili ka pranuar se vrau ish-të dashurën e tij shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të marsit në banesën e familjes së Samsonit në Romë. Hetimet kanë zbuluar se Ilaria u godit me thikë, ndërsa trupi i saj u fsheh në një valixhe dhe u braktis në një zonë shkëmbore në periferi të kryeqytetit italian. Prokuroria e akuzon Samsonin për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit,...