Atentat në Rinas: Miq të ngushtë, dalin detaje të reja

Atentat në Rinas: Miq të ngushtë, dalin detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të martë në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi I AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri). Burime për mediat bëjnë me dije se Dani dhe Sheqeri kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe ishin miq prej kohësh. Raportohet se Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe ishte Sheqeri ai i cili e kishte pritur në Rinas me automjetin e blinduar tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës një emër gjithashtu i dëgjuar për policinë. Nuk dihet ende se kush janë autorët e atentatit por dyshohet se këta të fundit e kanë ndjekur prej kohës Danin duke mësuar cdo lëvizje të tij për ti bërë pritë dhe për...