Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe punonjësit të policisë që u plagos në atentat
Një atentat ka ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri. Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës. Ata janë kthyer në Shqipëri sot, në 11 nëntor. Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, shprehet se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. “Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta. Ndërkohë, mësohet se automjeti tip Benz me të cilin po udhëtonin kur u krye atentati është në pronësi të një personi të tretë.