Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vritet miku i Shullazit/ “Atentatorët dyshohet të jenë 3 persona”, gazetari zbulon detajet: Mund të jenë vrasës me..
Ervin Leka i ftuar në një emision televiziv ndau më shumë detaje sa i takon atentatit kriminal që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku u qëllua për vdekje Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri) , i cili ndodhet tek “Spitali i Traumës” në gjendje të rëndë. Leka tha se dyshohet që atentatorët të jenë tre persona, sipas tij grupi ka qenë i mirëorganizuar, ku dyshohet që ata në fakt të jenë vrasës me pagesë. Sipas gazetarit shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani, për shkak të së kaluarës të tij kriminale dhe lidhjet me eksponentë të botës së krimit. “Dyshohet se atentatorët janë tre persona. Atentati ndaj Gilmando Danit ishte i mirëorganizuar, që nga...