Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ekzekutim mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Shullazit. Plagoset rëndë agjenti i policisë, Muçi Sheqeri
Pak pasi zbriti nga avioni në Rinas, 47- vjeçari Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti viktimë e një atentati mafioz. Breshëritë e plumbave lanë të plagosur edhe 40- vjeçarin Muçi Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në luftë për jetën. Ekzekutimi mafioz ndodhi te rrethrrotullimi i Aeroportit Nënë Tereza, rreth orës 14: 20 menjëherë pasi të dy miqtë ishin kthyer me avion nga Barcelona. Teksa po udhëtonin me një automjet Benz që drejtohej nga Muçi Sheqeri, atyre iu bë pritë nga një tjetër makinë. Autorët i kanë pritur shënjestrat e atentatit në Rinas, derisa ata u futën në makinën e lënë në parkingun e aeroportit që në 7 nëntor kur ishin nisur për...