Atentati në Rinas/ Zbulohen detaje të reja, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe viktimës, dyshime për autor të plagosur

Atentati në Rinas/ Zbulohen detaje të reja, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe viktimës, dyshime për autor të plagosur

Një atentat mafioz ndodhi pasdreken e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani Sheqeri. Ata po udhëtonin me një automjet tip Mercedes Clas, kur ndaj tyre u qëllua nga një tjetër automjet Toyota me ngjyrë blu dhe targa të huaja. Ky automjet u gjet disa minuta pas krimit duke u djegur, ndërsa brenda tij u gjetën edhe armë zjarri që janë dërguar për inspektim në laboratorin e kriminologjisë. Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa gazetari Klajdi Bodlli, ka nxjerrë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Sipas tij, referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, një prej autorëve mbante një veshje të ngjashme me ato të policisë. Bodlli tha se ai ka zbritur nga automjeti...