Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Jo shkëmbim territoresh në Ballkan”: Projektligji me 12 nene “i dorëzohet” Kongresit amerikan
Ka mbërritur tashmë në tryezën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan ai që njihet si “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”. Projektligji me 12 nene nënvizon veç të tjerash se “është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të mos ndjekë asnjë nismë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve të rajonit”. Debati më i madh për kufijtë u ndez në vitin 2018, kujton REL, kur presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për herë të parë thanë hapur se ndryshimi i kufijve mund të ishte opsioni më realist për arritjen e një marrëveshjeje për...