Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U plagos në atentatin ku u vra Gilmando Dani, del fotoja e Muçi Shaljanit, punonjës i AMP
Personi në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ndodhej në “Benz” së bashku me Gilmando Dani, ndërsa ky i fundit nuk mbijetoi pas breshërisë së plumbave. Ndërkohë, 40-vjeçari është transportuar për te Trauma dhe ndodhet në gjendje të rendë për jetën, pas plumbit që ka marrë në kokë. Muçi Shaljani (Sheqeri) mësohet se është punonjës i AMP, (autoriteti i mbikëqyrjes së policisë). Top Channel