Video nga skena e krimit/ Pamje të rënda nga brenda makinës së Gilmando Danit dhe agjentit të AMP-së

Video nga skena e krimit/ Pamje të rënda nga brenda makinës së Gilmando Danit dhe agjentit të AMP-së

Pamje të rënda janë publikuar nga brenda makinës, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri). Në pamjet shihet shoferi, Shaljani i cili nuk lëviz dhe viktima Dani. Ky i fundit dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë. Viktima, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe në aeroport po e priste Shaljani, duke e shoqëruar me një mjet në pronësi të Elvis Kosovës, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Më pas efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Pas atentati,...