Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrasja e Gilmando Danit, në atentat dyshohet se u përfshinë 4 persona e u përdorën dy automjete
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, është shprehur se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit. “Dyshohet që pasi makina e autorëve është djegur në fshatin Halil, autorët janë larguar me makina të tjera, të ndihmuara nga një tjetër person. Kjo e çon në 4 numrin e atentatorëve. 2 persona kanë qenë qitësat, 1 person ka qenë shoferi i automjetit tip...