Ekzekutimi i Gilmando Danit, Alibeaj bën paralajmërimin e fortë: Pas kësaj ngjarje do të ketë sërish vrasje, grupi i goditur do reagojë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, Alibeaj bën paralajmërimin e fortë: Pas kësaj ngjarje do të ketë sërish vrasje, grupi i goditur do reagojë

“Kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar”. Është ky paralajmërimi tragjik i ish-deputetit Enkelejd Alibeaj në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN, pas atentatit mafioz në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së.  Në A2 CNN Alibeaj theksoi se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti dhe këtë e bazon edhe në faktin që së bashku me Gilmando Danin, një personazh i krimit me precedentë penalë dhe i dënuar, ndodhej edhe punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.  “Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë në një makinë një personazh i dënuar dhe...