Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Konstituimi i Komisionit të Reformës Territoriale, PD pas mungesës në seancën e parë: Ishim në Komisionin e Ekonomisë
Pas konstituimit të Komisionit për Reformën Territoriale, me votat e mazhorancës dhe aleatëve të opozitës, ka reaguar PD. Sipas PD, e cila nuk mori pjesë në Komision në fjalë, mbledhja është vendosur në mënyrë të njëanshme nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe se deputetët e PD nuk ishin prezentë sepse ishin në një tjetër Komision, aty ku po diskutohej për buxhetin 2026. “Mbledhja e Komisionit është vendosur në mënyrë të njëanshme nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë deputetët e opozitës ishin të angazhuar në komisionet parlamentare në diskutimin e buxhetit për vitin 2026”, thuhet në reagimin e PD. Top Channel