Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Skandali me pasuritë kombëtare/ Can: Po u merret uji dhe toka fshatrave për t’ua dhënë privatëve!
Një konflikt në rritje mes komuniteteve lokale dhe shtetit mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore, po kërcënon seriozisht jetën në zonat rurale të Shqipërisë. Eksperti për çështjet mjedisore dhe pyjeve, Hasan Cani, njëkohësisht drejtues i këtij departamenti në PD, në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, ka dhënë alarmin se burimet jetike si uji, pyjet dhe kullotat po u jepen me koncesion subjekteve private, duke shkatërruar ekonominë lokale dhe duke detyruar banorët të emigrojnë.Cani argumenton se këto pasuri nuk janë “pronë e shtetit”, por “pasuri kombëtare”. Roli i shtetit, sipas tij, nuk është t'i tjetërsojë ato, por të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm dhe në dobi të komunitetit.“Shteti nuk e ka pronë të veten që t'ia marrë banorëve autoktonë dhe t'ia japë një...