Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së

Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së

Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:50 I plagosuri në atentatin mafioz në Rinas është punonjës i Agjencia Mbikëqyrjes Policore. Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Sheqeri kishte rreth dy muaj në AMP. Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ndodhi teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u kthyen nga Barcelona ku dyshohet se ndodheshin prej datës 7 nëntor. Makina e tyre ka qenë e parkuar në Rinas që në këtë datë dhe ditën e sotme që janë kthyer kanë marrë automjetin, ku u pritën nga breshëria e plumbave. Autorët kanë qenë me një mjet Toyota me targa greke. Ata kanë qëlluar në anën e pasagjerit, ku ndodhej...