Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi
Shkup: Konferenca e 10-të Rajonale për Koordinimin e Sigurisë (“Jumbo”) hapi sot punimet në Shkup, duke shënuar një dekadë bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Italisë dhe Bashkimit Evropian për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së përbashkët. E organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme të Italisë dhe në partneritet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, konferenca përmbyll një cikël 10-vjeçar të një platforme që është kthyer në pikë referimi për dialog rajonal mbi sigurinë. Në sesionin hapës morën fjalën Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanović, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Arben Fetai, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Itali Stefano Gambacurta dhe Ambasadori italian Paolo Palminteri. “‘Jumbo’ nuk është më një konferencë, por...