Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kualifikueset për EURO U-17, Shqipëria bën surprizën ndaj Holandës
Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me barazim raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Holandën në “Sportski park NK Graničar” në Kotoriba. Golin për Shqipërinë e realizoi Dion Vata. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Xhoel Mezani (GK), Kostantinos Varesi (C), Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Klejton Uruci, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri. Holanda kaloi në avantazh në minutën e 11-të me golin e Schaken, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 52-të me Dion Vatën. Skuadra kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke tentuar sërish portën kundërshtare dhe u mbrojt mirë për...