Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Populli opozitar ka mbetur i pa përfaqësuar, Berisha duhet të ikë”/ Analisti: PD nuk ekziston më
Analisti Ilir Yzeiri, komentoi zgjedhjet e mbajtura në 5 bashkitë të dielën. Ai tha se zgjedhjet në vend nuk janë më pjesë e demokracisë dhe nuk i shërbejnë ndërrimit të qeverisë. “Me keqardhje kam konstatuar që zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më pjesë e demokracisë. Nuk shërbejnë më për të ndërruar qeverinë dhe mbajtur në këmbë sistemin e demokracisë. Që në vitin 1994, pasi projekt kushtetuta u hodh për diskutim nuk e fitoi PD. Pas zgjedhjeve të ’96 kur i manipuloi PD, që nga ajo kohë nuk janë parë si mekanizëm i delegimit të pushtetit nga populli drejt qeverisë. Janë parë si mekanizëm për të mbajtur pushtetin ose për t’u fshehur pas pushtetit. Kjo ka ardhur edhe se ne jemi vend i vogël nuk prodhojmë dot...