Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

Rusia po përdor rrjete kriminale për të sabotuar në të gjithë Evropën, duke rekrutuar kriminelë rusishtfolës nëpërmjet Telegramit. Qëllimi: destabilizimi dhe hakmarrja ndaj BE-së për mbështetjen e saj për Ukrainën. Rusia ka krijuar një rrjet agjentësh për qëllimet e luftës së saj hibride kundër Evropës, ku institucionet shtetërore janë të lidhura ngushtë me botën kriminale. Sipas një studimi të përbashkët nga OJQ-ja GLOBSEC dhe Qendra Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm (ICCT), njerëz me të kaluar kriminale që flasin rusisht po rekrutohen për të kryer operacione sabotimi në të gjithë Evropën. Rezultatet u prezantuan në Bruksel në një takim të Komitetit Special të Parlamentit Evropian për Mbrojtjen e Demokracive (EUDS). Studimi i lidh këto taktika me luftën kundër Ukrainës, duke vënë në dukje se “operacionet hibride nuk janë...