U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Rinas, Dani kishte dalë nga burg 1 vit më parë

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Rinas, Dani kishte dalë nga burg 1 vit më parë

Gilmando Dani është i riu që mbeti viktimë e atentatit që u shënua mesditën e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit. Dani, i cili njihet edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, kishte dalë nga burgu rreth një vit më parë. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj përmes burimeve mëson se Dani ishte liruar nga qelia në datën 06.10.2024. Deri më tani ende nuk dihet identiteti i autorëve, të cilët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Policia ka gjetur një makinë të djegur në Krujë, e dyshohet se i përket pikërisht autorëve të atentatit. “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh.,...