Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Detaje të reja nga atentati mafioz, viktima sapo erdhi nga Barcelona, u ekzekutua. Autorët i bën pritë
Autorët i kishin ngritur pritë Gilmando Danit, për ta ekzekutuar atë. Dani, i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo kishte ardhur nga Barcelona, u eliminua në atentat mafioz. Ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) që mbeti i palgosur kishte dalë që të merrte me makinë të blinduar Danin. “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë...