Certifikimi i prodhimeve bujqësore, Ministria e Bujqësisë: Do dixhitalizojmë verifikimet për çdo produkt

Certifikimi i prodhimeve bujqësore, Ministria e Bujqësisë: Do dixhitalizojmë verifikimet për çdo produkt

Viti i kaluar shënoi një numër të lartë rastesh të kthimit të eksporteve shqiptare nga vendet europiane ku më të evidentuarat ishin ngarkesat me mandarina nga zonat e Beratit dhe Fierit. Për këtë arsye, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, në forumin “Industria Vendore drejt Tregut të BE-së”, njoftoi se po punohet për digjitalizimin e verifikimeve në funksion të prodhimit bujqësor për të garantuar më shumë siguri në treg. “Gjurmimi është ura digjitale që lidh fermerin shqiptar me konsumatorin europian dhe është pasaporta negociuese që hap dyert drejt tregut të BE-së. Sot po kalojmë nga politika në zbatim dhe angazhimi ynë është konkret, po punojmë për digjitalizimin e proceseve të verifikimit të produkteve shqiptare,”  deklaroi ministri Salla. Rimbursimi me 10% për çdo faturë...