Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U vra me breshëri plumbash në Rinas/ Kush ishte Gilmando Dani, iu bë atentat edhe dy herë të tjera, para një viti doli nga burgu
Gilmando Dani, 36 vjeç, mbeti i vrarë mesditën e kësaj të marte pranë aeroportit të Rinasit, pasi u qëllua me breshëri plumbash. Dani, ishte një emër i njohur për drejtësinë, po ashtu, i njohur për lidhjet e tij shoqërore me Emiljano Shullazin. 36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes. Më vonë, policia sqaroi se ai...