Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse
Me perlat e gurrës sonë popullore, Ansambli Kombëtar çeli siparin e aktiviteteve në kuadër të festave të nëntorit, me koncertin “Shqipëri o nëna ime”. Publiku u përfshi në ritmin e muzikës dhe valleve shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse. “Kjo ishte një ndër premierat më të bukura që kemi bërë si ansambël. Pjesa më e madhe e publikut është rritur me këto këngë dhe dashuria për vendin dhe për lirikën tonën, të bën të bëhesh pjesë. Ne nuk duhet të harrojmë“, u shpreh tenori Aranit Hoxha. Një udhëtim përmes artit në histori, koncerti erdhi si një homazh për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare. Ansambli iu bashkua tenori Kastriot Tusha, që u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Një mbrëmje e bukur,...