Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E papritur/ Prokuroria nuk njef zgjedhjet e së dielës, ja qyteti ku do të rinumërohen votat
Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, pas raportimeve për parregullsi. Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve. Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”. Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit...