Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
(VIDEO) Pamje nga Rinas: Policia përpiqet të hapë makinën e blinduar pas atentatit ndaj Gilmando Danit
Në video shikohet policia teksa ka mbërritur në vendin e atentatit pranë Aeroportit të Rinasit, ku ka mbetur i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Nga pamjet duket se makina ka qenë e blinduar, ndërsa efektivët e policisë përpiqen me shkelma dhe mjete rrethanore të hapin derën e automjetit. Mësohet se Gilmando Dani kishte ardhur nga Spanja, ku kishte qëndruar prej disa ditësh. Dyshohet se atentatorët kanë ndjekur me saktësi lëvizjet e tij dhe, sapo ai ka zbritur në Rinas, kanë kryer ekzekutimin. Në atentat ka mbetur i plagosur rëndë shoku i tij, Muçi Sheljani, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.