Atentati në Rinas, autorët dyshohet se u arratisën me një mjet me targa greke! Digjet një makinë në zonën e Krujës

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se u arratisën me një mjet me targa greke! Digjet një makinë në zonën e Krujës

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme pranë rrethrrotullimit në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku mbeti viktimë krahu i djathtë i grupit kriminal të Emiljano Shullazit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi i mjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia. Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ndërsa është ngritur një...