Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut

Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar komisionin komunal zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas raportimeve për parregullsi. Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene, CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve. Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”. Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve”. Sipas Prokurorisë, ndërprerja...