Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ekzekutimi i krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, policia del me reagimin zyrtar
Gilmando Dani i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit ka humbur jetën në atentatin e sotëm. Ndërsa i plagosur ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se ngjarja e rëndë është shënuar në orën 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve, të cilët pas ngjarjes dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fushë Krujës. “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si...