Vendet europiane nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të rrisin moshën e pensionit. Studimi tregon arsyen

Vendet europiane nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të rrisin moshën e pensionit. Studimi tregon arsyen

Në fillim të tetorit 2025, me të ardhmen e tij politike në fije të perit, kryeministri francez Sébastien Lecornu, që kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas ishte riemëruar, premtoi se do t'i pezullonte reformat e papëlqyera të pensioneve deri në vitin 2027, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Deputetët socialistë e shpallën këtë si fitore. Komuniteti i biznesit francez reagoi me shqetësim. Agjencia "S&P" uli vlerësimin e kreditit të Francës, duke përmendur shqetësimet buxhetore. Meqë Franca po shtyn sërish për dy vjet të tjera zbatimin e reformave të pashmangshme, dhe shumë vende europiane po përballen me krizat e tyre të pensioneve, ia vlen të shqyrtohet si mund të hartohen reforma të qëndrueshme, të drejta dhe politikisht të zbatueshme. Një nga veçoritë më të dukshme të...