Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përplasja fizike në mbledhjen e këshillit/ Reagon Bashkia e Pogradecit
Bashkia e Pogradecit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me përplasjen fizike të ndodhur në mbledhjen e këshillit bashkiak. Në reagimin e bashkisë thuhet se projektvendimi u miratua me 20 vota pro duke garantuar se nuk preket sipërfaqja e kullotave. Bashkia thotë se miratimi i këtij projektvendimi njëri nga banorët e fshatit Cërrave përdori fjalë fyese ndaj anëtarëve të këshillit, gjë që çoi dhe në përplasje fizike. Reagimi Bashkia Pogradec, përmes këtij reagimi, sqaron opinionin publik mbi projektvendimin që lidhet me “Dhënien me qira të sipërfaqeve tokë shtetërore në Çerravë”. Ju bëjmë me dije se: Projektvendimi fillestar i propozuar dhe i konsultuar me banorët e Çerravës parashikonte një sipërfaqe prej 65 hektarë 8459 m2. Gjatë takimeve konsultative, pesë të tilla, banorët shprehën shqetësimet dhe...