Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Lorde e paaftë për performancë në Luksemburg: Çfarë e detyroi këngëtaren të anulojë koncertin?
Këngëtarja e njohur neozelandeze, Lorde, anuloi papritur koncertin e saj në Rockhal të Luksemburgut vetëm disa orë para se të dilte në skenë, për shkak të një helmimi të rëndë me ushqim. Artistja 29-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Ella Yelich-O’Connor, njoftoi fansat përmes Instagramit, duke shkruar se ishte “shumë e sëmurë” dhe “mezi qëndronte në këmbë”. Ajo theksoi se kishte pushuar gjatë gjithë ditës, por gjendja e saj fizike nuk i lejonte të performonte, duke shprehur keqardhje për publikun. “Luksemburg, më vjen shumë keq. U helmova nga ushqimi dhe nuk jam në gjendje të performoj. Ju meritoni më shumë,” shkroi Lorde. Ajo gjithashtu bëri me dije se po bashkëpunon me organizatorët për të riplanifikuar datën e koncertit dhe ofroi mundësinë e rimbursimit...