Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lufta ndaj kanabisit, Guardia di Finanza: Rënie të bimëve të shkatërruara, preferohet të mbillet në veri të Shqipërisë
Fushata e mbikëqyrjes nga ajri për vitin 2025 të identifikimit të zonave ku kultivohet kanabisi ka përfunduar më 31 tetor. Ajo nisi më 1 maj dhe është realizuar sipas marrëveshjes nga Guardia di Finanza. Për këtë arsye në Tiranë, sot, 11 nëntor, u zhvillua një konferencë për shtyp i Policisë së Shtetit me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë për luftën kundër kultivimit të kanabisit. “Siç e dimë shërbimi i mbikëqyrjes nga ajri kryhet në kuadër të një marrëveshje të posaçme të lidhur mes dy vendeve në 2012 dhe i rinovuar në shkurt 2021 për forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe në veçanti në luftën kundër trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, tha Loreno Bucossi, drejtor i shërbimit Ndërkombëtar...