Liceu Francez në Korçë/ Kumbaro dhe ambasadorja franceze prezantojnë ecurinë

Liceu Francez në Korçë/ Kumbaro dhe ambasadorja franceze prezantojnë ecurinë

Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pilotues për projektin e Liceut Francez, një nismë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze. Projekti synon ngritjen e një institucioni arsimor me standarde europiane, që do të ofrojë një diplomë të dyfishtë, shqiptare dhe franceze, për nxënësit që do të diplomohen në këtë lice. Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard u shpreh se Liceu Francez do të jetë një projekt i përbashkët franko-shqiptar, me kurrikula dhe staf pedagogjik të integruar, ndërsa nxënësit do të mund të vazhdojnë studimet në universitetet më të mira të Evropës. Ajo falenderoi ministren Kumbaro dhe institucionet shqiptare për bashkëpunimin, duke theksuar se hapja e Liceut parashikohet të realizohet në shtator të vitit 2027. “Sot jemi mbledhur për takimin përmbyllës...